Moduli 2
Parathėnie e Dhiatės sė Re
Pyetje tė detyrueshme
1. Bėni njė pėrmbledhje tė jetės sė Zotit Jezus Krisht, nga lindja e Tij deri tek ngritja nė Qiell.
2. A mund ti emėroni tė shtatė temat kryesore, qė gjenden nė mėsimin e Zotit Jezus Krisht? Ēfarė na thotė Ai lidhur me Frymėn e Shenjtė dhe me Ardhjen e Tij tė Dytė nė tokė?
3. Shkruani njė pėrmbledhje tė Librit tė Veprave tė Apostujve. Ēfarė dini ju rreth autorit tė kėtij libri? Shkruani ato qė thotė Libri i Veprave tė Apostujve lidhur me a) Lutjen, b) Kurajon gjatė persekutimit, c) Vėllazėrinė e besimtarėve.
4. Jepni njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė jetės dhe udhėtimeve misionare tė Apostullit Pal. Vizatoni njė hartė tė kėtyre udhėtimeve me emrat e ēdo vendi qė vizitoi ai.
Mund tė zgjidhni gjashtė prej pyetjeve tė mėposhtme:
5. Jepni njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė Ungjijve sipas Mateut dhe Lukės. A ėshtė e drejtė tė thuhet se temat kryesore tė Ungjillit sipas Lukės pėrmenden nė dy kapitujt e parė tė librit? Cilat janė kėto tema?
6. Ēmėsojmė prej Ungjillit tė katėrt, atij sipas Gjonit, birit tė Zebedeut? Ētė dhėna egzistojnė qė tregojnė se ai vetė ishte autori i librit?
7. Cili ėshtė, sipas jush, qėllimi kryesor i letrave tė Palit?
8. Zakonisht, ēemėr iu jepet tre letrave tė grupit tė fundit tė shkrimeve tė Palit, d.m.th. 1 dhe 2 Timoteut dhe libri i Titit? Bėni njė pėrmbledhje tė jetės sė Timoteut dhe tė Titit.
9. Emėroni tė gjitha letrat Katolike (ose Universale). Ēfarė dini rreth Jakobit dhe Judės?
10. A e shkroi Pali letrėn drejtuar Hebrenjve? Jepni arsyet tuaja nė favor ose kundėr autorėsisė sė Palit lidhur me kėtė letėr. Sipas jush, cila ėshtė tema kryesore e autorit?
11. Cilat ishin rreziqet e ndryshme, ndaj tė cilave i paralajmėroi Pjetri lexuesit e tij? Krahasojini ato me rreziqet qė i kėrcėnojnė sot Kishėn dhe besimtarin individual.
12. Letra e Palit drejtuar kishės nė Romė ėshtė pėrshkruar si njė kryevepėr teologjike. A jeni dakort ju me kėtė pėrshkrim tė kėsaj letre? Tregoni arsyen pse. Bėni njė skicė tė tre doktinave qė paraqiten nė letėr prej Palit.
13. Bėni njė skicė tė arsyeve se pėrse i shkroi Pali letrat drejtuar Galatasve dhe Kolosianėve.
14. Ēmėsime jep Pali rreth Ardhjes sė Zotit Jezus Krisht tek 1 dhe 2 Thesalonikasve?
15. Bėni njė skicė tė mėsimeve tė Palit tek 1 Korintasve, lidhur me a) Darkėn e Zotit, b) Dhuratat shpirtėrore, c) Ringjalljen.
16. Shkruani shkurtimisht ca fjalė mbi Onesimin dhe Filemonin.
17. Shkruani me jo mė shumė se 300 fjalė njė parathėnie tė shkurtėr tė Librit tė Zbulesės.